Shaban Memia jep dorëheqjen nga kreu i ALUIZNI-t
28/10/2011 Ngërçi i legalizimeve
Shaban Memia ka dhënë dje dorëheqjen nga kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndërtimeve Informale. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë ALUIZNI-t, si dhe Kryeministrisë. Memia ka marrë detyrën e drejtimit të ALUIZIN-t që prej themelimit të këtij institucioni. Ndërkohë që largimi i tij vjen në momentin e një debati jo publik mes institucioneve të përfshira në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. Madje vetëm pak ditë më parë mes Bashkisë së Tiranës dhe ministrive është firmosur marrëveshja për lehtësimin e legalizimit të pallateve pa leje.
ALUIZNI prej nisjes së funksionimit ka realizuar hartën e parë dixhitale të të gjithë territorit shqiptar, ku janë evidentuar të gjitha ndërtimet e paligjshme në vend. Po ashtu gjatë këtyre katër viteve ka nisur dhe dhënia e certifikatave të para të pronësisë, si dhe kompensimi i pronarëve, toka e të cilave është zënë nga ndërtime të paligjshme. Por kjo duket se në një ritëm të pamjaftueshëm, gjë solli dhe nisjen e auditimit të parë të këtij institucioni. Duket se një gjendje e tillë debatesh dhe ngërçi ka sjellë dhe reagimin e kreut të ALUIZNI-t, Shaban Memia, për të dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.