Kosovë, deputetja e AAK-së, akuza ndaj Thaçit

Deputetët e Kosovës kanë shkëmbyer akuza të rënda ndërmjet tyre.
Në seancën e sotme parlamentare, deputetja e AAK-së, Donika Kada Bujupi gjatë diskutimeve për një raport, ka shpërthyer në akuza kundër kryeministrit Hashim Thaçi, i cili nuk ishte në seancë.
"Le të bëhet më serioz në raport me Kuvendin. Bile ka nevojë për një kontroll te psikiatri. Përcilljani kryeministrit”, i është drejtuar deputetja e AAK-së, kolegëve të saj.