Thaçi: Çdo marrëveshje me Serbinë, do ratifikohen në parlament
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdon të insistojë se Kuvendi nuk ka nevojë të ratifikojë konkluzionet e bisedimeve për lirinë e lëvizjes, regjistrat civilë dhe njohjen e diplomave universitare.
Sipas tij, këto janë konkluzione të përbashkëta, por jo edhe marrëveshje.
“Çdo marrëveshje që mund të arrihet për njohje reciproke, do të ratifikohet nga Kuvendi. Qeveria do të respektojë me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet e saj”, ka theksuar Thaçi.
Në seancën e sotme parlamentare, ligjvënësit kosovar sërish kanë ngritur çështjen e veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë hyrë në ditën e 60 të grevës me kërkesën e vetme, miratimin e ligjit për vlerat e luftës.