Maqedoni, BDI cakton kandidatët për zv.ministra

BDI ka përcaktuar emrat e katër kandidatëve për zv.ministra në Qeverinë e re të koalicionit.
Agjencia e lajmeve INA, informon se sipas marrëveshjes për ndarjen e këtyre posteve, zëvendësministër për Punëve të Brendshme është caktuar Xhelal Bajrami, i cili deri tani ka ushtruar postin e ministrit të Punës dhe Politikës Sociale.
Në postin e zëvendësministrit për Arsim është caktuar Safet Neziri, deputet i deritanishëm i BDI-së.
Në postin e zëvendësministrit për Transport dhe Lidhje është caktuar Tahir Hani, ish-shefi i grupit parlamentar të BDI-së.
Në postin e zëvendësministrit për Financa akoma nuk ka asnjë kandidaturë dhe se pritet caktimi i tij drejtpërdrejt nga lideri Ali Ahmeti.
Zëvendësministrat do të zgjidhen në seancën e 29 korrikut. BDI në Qeverinë e re do të ketë pesë ministri, dy zëvendëskryeministra, katër zëvendësministra dhe katër sekretarë shtetëror.