E Diel, 1 Nëntor 2026

Dodik: S`kam bërë thirrje për ndarjen e Bosnjes

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik ka thënë se asnjëherë nuk ka bërë thirrje për ndarjen e republikës së tij nga Bosnja.

Për një të përditshme sllovene, ai ka deklaruar se ata që kanë dëshiruar të krijojnë konceptin e dominimit të boshnjakëve ndaj popujve të tjerë, duke thyer kështu parimet e Dejtonit, kanë dalë të pafajshëm.

Ai ka thënë se Republika Serbe nuk prish asgjë, por kundërshton institucionet që janë themeluar duke mos marrë për bazë ligjet dhe kushtetutën, dhe sipas tij, vetëm shpenzojnë paratë e përbashkëta, siç është Agjencia për koncesionet publike në nivel të Bosnjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›