“Herët për presidentin e ardhshëm, e kemi një në detyrë”
16/12/2011 Kreu i LSI-së, Meta, shmang komentet për Nanon
Ilir Meta, kreu i LSI-së, e ka gjykuar të hershëm pozicionimin e tij lidhur me idenë e hedhur nga ish-kryeministri Fatos Nano për të kandiduar për postin e presidentit. Duke vlerësuar si shumë të rëndësishme për vitin 2012 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit dhe jo zgjedhjen e kreut të shtetit, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Nanos tha se LSI do të vendosë vetëm kur të vijë koha, pas konsultimeve me PD-në. “Dëshiroj të theksoj se vitin e ardhshëm nuk është çështja e presidentit më e rëndësishmja. Viti i ardhshëm është një vit i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin dhe kombin tonë. Është viti i 100-vjetorit të pavarësisë dhe të krijimit të shtetit shqiptar. Ndaj nuk dëshiroj t’i jap më shumë rëndësi se sa i takon çështjes së presidentit, aq më tepër kur jemi ende shumë herët për të folur për këtë çështje dhe ku natyrisht është një President tjetër në mandatin e tij. LSI, për këtë çështje, në kohën e duhur do të mbajë qëndrimin e saj dhe natyrisht do të konsultohet edhe me Partinë Demokratike, edhe me forca të tjera politike, bazuar edhe në marrëveshjen e kësaj qeverie koalicioni”, - tha Meta. I pyetur mbi pozicionimin e tij në kabinetin qeveritar, pasi të “lajë duart” me drejtësinë, kreu i LSI-së ka vënë theksin te rëndësia që ka për partinë e tij pranvera e vitit të ardhshëm, kohë kur do të mblidhet Konventa Kombëtare Zgjedhore. “Në këtë drejtim të gjitha energjitë e mia i janë përkushtuar ripërtëritjes dhe dinamizmit të mëtejshëm të LSI-së jo vetëm në planin organizativ dhe strukturor, por edhe në planin politik dhe programor”, - përfundoi ai.