PD nuk e kandidon as Nanon e as Topin
16/12/2011 Berisha ne emisionin “Opinion” deklaron voten kunder ndryshimit te sistemit
Kryeminisitri Berisha i ka dhënë fund pikëpyetjeve për kandidmin ose jo sërish në postin e presidetit, kreun aktual të shtetit Bamir Topi, duke deklaruar në mënyrë të qartë se PD nuk do ta kandidoj më. Gjatë një interviste për “Opinion“ ai tha gjithashtu se nuk do të pranojë kandidaturën e Nanos si kandidat dhe as nga shoqëria civile. Kreu i qeverisë tha se PD ka personalitete të përshtatshme për këtë post, përfshirë edhe kryetaren e kubendit Jozefina Topalli. Gjithsesi, Berisha refuzoi të përmendë emra deri në kohën e përfudimit të mandatit të Presidnetit Topi. Shefi i ezekutivit u ka dhënë përgjigje edhe një sërë ccështjeve të rëndësishme të qeverisë, marrëdhënieve me opozitës dhe reformën zgjehdore.
Pas situatës kritike për shëndetin që kaluat para dy ditësh, jeni në gjendje të vazhdoni aktivitetin tuaj?
Herën e parë 1988 kam rënë në mënyrë brutale. Pas ekzaminimeve doli që ishte virozë. Hera e dytë ishte në Vlorë. Këtë herë kam dy javë me virozë.
Pse e ndërpretë fjalimin dhe nuk e latë fare ?
Nuk ishin shumë, ndërpreva vetëm 4-5 fjali të fundit. Gjithsesi bëra të gjitha analizat dhe rezultoi se ruaj të njëjtin integritet të sistemit arterial, ccka përben një avantazh që më lejon mua të ndërmarr aktivitetet e mia. Madje po të ftoj të ngjitemi malit të Dajtit.
Z. berisha praktikisht keni 21 vjet në krye të PD-së, keni menduar të dorëhiqeni?
Ka gjithmonë jo një kohë, por kohëra për të ikur dhe ato kanë një rregull në sistemet e qytetëruara, përbën një kushtetutë morale. Pra nëse një lider humb zgjedhjet në konceptim tim ai duhet t’i lëshojë vendin një tjetri që premton më shumë për ta çuar herën tjetër partinë në fitore.
Dhe në këto 21 vjet ka patur raste të tilla...?
Këto 21 vjet në çdo kohë, kur ka qenë koha për të dhënë dorëheqjen, u dorëhoqa. Siç ishte rasti i presidentit. Atëherë unë mund të zbatoja kushtetutën pa asnjë hezitim, por unë zbatova kodin tim moral, që nëse partia ime do të humbiste, do të jepja dorëheqjen dhe ashtu bëra. Unë jam njëri që marr vendime, nuk ngurrojk ti marr pavarësisht nga graviteti.
E morët vesh qëZ. Rama ju uroi shërim të shpejtë?
Konkurrenti im që ka humbur komunikimin me publikun dhe komunikon me zogjtë. Pasi dështoi në të gjitha format e komunikimit i është kthyer komunikimit me ciu-ciu, i cili është jodomethënës në shumë aspekte. Një lider mund të komunikojë me twitter, por mund të komunokojë edhe me sms. Kam shumë vite me të njëjtin numër, shumë qytetar më kanë shkruar.
Do i përgjigjeshit në të ardhmen me facebbok?
Unë kundërshtarit tim i përgjigjem publikisht, jo me facebook. Sepse unë dhe ai në raport me qëndrimet tona jemi persona publik, dhe ne jemi të detyruar që qendrimet tona t’ia bëjmë të qarta njëri-tjetërit dhe për të gjithë qytetarët. Rrjetet sociale mund të përdoren.
Z. Berisha keni adresë në facebook?
Kam shumë profile por asnjë s’është e imja. S’kam profil personal.
Sot KLSH ka kreun e saj, z. Leskaj. Pse menduat ta votonit atë?
Z. Leskaj nuk ishte një kandidaturë e konsultuar me mazhorancën. Z.Topi bëri të qartë se nuk do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në këto rrethana, ose KLSH do të mbetej pa kreun e KLSH deri në përfundim të mandatit të z. Topi, ose të prevalonte institucionalizmi. Dje ne zgjodhëm këtë të fundit.
Ju keni deklaruar se nuk do të votonit një kandidaturë politike...?
Në kriteret ligjore z. Leskaj është një petagog në fakultetin e ekonomisë, ndërsa Shehu është një kryepolic që nuk i shkon për shtat funksionit të kryekontrollorit.
Ishte nje gjest paqeje me presidnetin Topi miratimi i kandidaturës së propozuar prej tij ?
Nuk besoj se është në interes të publikuit marrëdhënia e mazhorancës me z. Topi.. Qendrimet e palëve janë të qarta. Në historinë e një vendi nuk mund të ketë asgjë me rrënuese për një institucion, si ajo e presidentit, si ajo për të deklaruar formimin e partisë.
Ti je i detyruar, je president jashtë forcave politike dhe në një presidencë parlamentare është jologjike që presidenti të jetë partiak. Pozicioni s ‘të lejon. Ke bërë betim, je dorëhequr nga postet partiake. Ajo që ai duhet të bënte, është të jepte dorëheqjen. Mëqenëse mazhoranca që më ka zgjedhur nuk do të më kandidojë më.
Nuk do ta kandidoni më ?
Unë po i them se nuk do ta kandidojm .
Mund ta kandidoni për të shmangur krijimin e një partie?
Jo. Kompromise apricinpiale nuk mund të ketë, sepse kjo do të thotë të marrësh peng presidencën, pasi do të thotë të kandiadosh dikë për hir të mos krijimit të një partie se mund të të prish punë ty. Po ai mund të krijoj një parti të re, por duhet të japë dorëheqjen, dhe të pranojë se mund të bëjë gjithçka kundër PD-së. Se do të kesh një forcë politike me 0.2 %, 12 % apo 22 % kjo është çështje tjetër.
Pse nuk e ftuat Topin në pritjen e PD-së?
Mendoj se ata që kanë bërë protokollin e kësaj dite, kanë patur të qartë, se për z.Topi është më e lehtë të shkojë tek PS më parë se tek PD. Ai votoi për kreun e PS në zgjedhjet lokale.
Pse votuan kundër Leskaj tre deputetët tuaj?
Ky rast nuk do të rregjistrohet në memorien politike të PD-së.
PS e ka zgjedhur kandiatin e saj për Avokatin e Popullit, Igli Totozani...?
Ky ishte një procesi më i veçantë në këto 20 vjet. Rama e përdori në mënyrën më të veçantë, e fabrikoi nga zyrat e partisë. Pra ai bëri politizimin më ekstrem të një posti që nuk duhet të jetë i politizuar. Kuvendi ka komisione. Ajo në mënyrë të civilizuar mund të bëhej në zyrat e parlamentit. Deputetët e PS-së, së bashku me ekspertët e saj, me deputetët të tjerë pa të drejtë vote mund ta zgjidhinin. Së dyti, kush është ky zotëria?
Ky është sponsorizim i drejtëpërdrejtë i dabëll K, i Koço Kokëdhimës. Ne menduam se do të vinte një avokat që do të mbronte interesat e qytetarëve, dhe jo të klaneve më të ngushta të Ramës. Gjithsesi, fjala është fjalë, do të marrë votat e mazhorancës. Por do të shohim të shohim edhe interesat e kujt do të mbrojë
Para oak ditësh deklaruat se Rama punoi me ju kundër Nanos. Si, pasi ju nuk jeni takuar asnjëherë me të?
Kjo ëshët e vërtetë si drita e diellit, si është e vërtetë që nuk jemi takuar asnjeherë.
Por Rama ka koordinuar në mënyrë të përsosur me opozitën me një axhendë të Mjaft!-it, anti-Nano. «Të heqim Nanon se Berishën e heqim kollaj- ka thënë vetë Rama.
Si e vlerësoni kërkesësn e Nanos për President???
Unë i kam shprehur qendrimet e mia për këtë problem. PD do të ketë kandidatin e vet për president dhe do ta votojë atë. PD ka të drejtën e saj të kandidojë çdo drejtues të saj për president republike. PD ka një numër të madh personalitetesh që mund t’i promovojë në atë post.
Mendoni se votimi do varet nga LSI....?
I kemi votat. Koalicioni ka funksionuar në mënyrë të përsosur.
A do të jetë Jozefina Topalli kandidate e mundshme për President?
Pavarësisht nga ato c’ka unë thashë për Z. Topi, ai është Presidenti i Republkikës së Shqipërisë deri kur t’i skadojë mandati dhe deri atëherë nuk do të ketë asnjë emër për kandidat. Znj. Topalli dhe disa zonja dhe zotëri të tjerë kanë të gjitha aftësitë për të kandiduar në atë post, por absolutisht deri në momentin e kandidaturave, PD s’ka kandidat.
Do të jetë Nano një kandidat që mund të propozohet nga PD?
Nano është lider i së majtës, pra përjashtohet të kandidohet nga PD.
Konsensual, apo në respektim të Kushtetutës?
Ne Presidentin e vendin do ta zgjedhim në përputhje me Kushtetutën e vendit në përputhje me kriteret. Ne zotohemi se do të propozojmë kandidatë seriozë. Ai s’mund të vijë nga PS, por as nga shoqëria civile, pasi Presidenti i vendit është post politik.
Kabineti qeveritar do të pësojë ndryshime?
Rezultati i zgjedhjeve është treguesi më i mirë. Ndryshimet bëhen kur është e nevojshme të bëhen. Fakti që paraardhësit e mi ndryshuan 74 karrige, ata vendosën moralin e mosqeverisjes. Një nga gabimet më trashanike të z. Rama është se ai nuk e ka mësuar se rikandidimi i një apo dy personave nuk është rruga që të çon drejt fitores, por janë koalicionet.
Z. Berisha a e keni lexuar librin e Z. Rama?
Ai është bërë obsesiv që unë t‘ia lexojë librin. Ndershmërisht nuk e kam lexuar. E kam lexuar në gazeta. Gjeta një klishe ndaj dy personaliteteve në PS me të cilët kishte patur bashkëpunim të madh. Dikush më thotë se nëse ky do të kishte patur instrumentet e Enver Hoxhës, Nanon, Metën dhe Islamin do t‘i kishte ekzekutuar. Mirënjohja është njerëzim. Kush nuk ka mirënjohje, s“ka njerëzim. I them Ramës, t‘i ke probleme të rënda dhe nuk mund të shërohesh dot. Imagjino tani, të lexoj Ramën dhe të lë Stiv Jobs dhe Soros „Alkimia e financave“?
Po librin e Blushit....
Librin e Blushit nuk e kam lexuar, por mund ta lexoj. Në PS s’ka me politikë. Në PS beteja më e ashpër është mes tyre. Në PS ka porosira që “libri i Blushit të mos blihet”. E vërteta është që Blushi e ka këtë libër të tretin, ka patur sukses. Njëri është përkthyer dhe ky i treti mesa di unë është pritur mirë.
Mua më votojnë për politikan, jo për shkrimtar.
Nga viti 2005, PD nuk ka pranuar më të rinj në të...
Jo e keni gabim. Ka shumë të rinj në administratë që janë promotorë të ndryshimeve. Realitet shumë pozitiv për vendin.
Z. Berisha ka dështuar procesi i legalizimit?
Procesi i legalizimit nuk ka dështuar. Ai ka një vëllim pune jashtë imagjinatës. Ai nënkupton matjen cm për cm të çdo sipërfaqeje të ndërtimit pa leje, nënkupton hartimin e hartës dixhitale të sipërfaqes së vendit, bërjen e një sërë dokumentesh etj. Nuk po ecën me ritmin e dëshiruar, por vëllimi i punës është i jashtëzakonshëm. Është matja më e madhe që është bërë ndonjëherë në historinë e vendit.
Mund të themi që ëshët i dështuar privatizimi i CEZ-it?
Jo absolutisht, është herët për të arritur në përfundime të tilla. Është vendi për të folur jo për dështim, por për përmirësim të performancës. Është importuar energji elektrike më e madhja e kohërave për arsye të thatësirës. E blejmë shumë shtrenjtë, me 100 cent, 90 cent. Normale sepse vendin pa energji nuk do ta lemë.
Infrastruktura?
1.5 miliardë euro duhen për të asfaltuar Shqipërinë. Kryesorët këtë mandat të tjerat mandatin e ardhshëm. Shqiptarët do votojnë për vehten, jo për kurbanin.
Cfarë po ndodh me reformën zgjedhore, do e ndryshoni sistemin?
Nuk mund të ndryshojë sistemi, pasi nuk mund të jetë pre e tekave të njerëzve. Atë e zgjodhi Rama. Një prej gjërave më të mira është zgjedhja ky sistem, pasi bën përfaqësimin më të mirë të gjeografisë në parlament. Islamin pse e hoqi? Për zgjedhjet e hoqi. I tha: gabove me ligjin zgjedhor. Opozita nuk gaboi që zgjodhi atë sistem, por tani është Rama që do ta zgjedhë sistemin. Mund të pranojmë çdo propozim të opozitës, por jo për sistemin. Nuk është lojë, që mund të ndryshojë çdo 4 vjet.
Rishikimi I Historis?
Duhet qe ne 100 vjetorin e vendit te kemi nje rishikim real te figurave historike. Rishikim qe duhet te jete larg pasioneve politike. Por se shqiptaret do te duhet te dine te verteten per historine si pergjate diktatures dhe para saj.