E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë e vogla të pakënaqura nga PD dhe PS

16/12/2011  Reforma zgjedhore

Mënyra se si ka nisur procesi i reformimit zgjedhor ka shkaktuar pakënaqësi te partitë e vogla. Ato ankohen për mosmarrjen parasysh nga dy partitë e mëdha, PD dhe PS, të asnjë prej propozimeve të tyre, duke përsëritur në këtë mënyrë ngjarjet e 2008-s, ku mes një pakti të heshtur PD dhe PS përjashtuan partitë e vogla. “Ky është një komision politik që duhet të analizojë çështjet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor dhe kur flasim për reformë zgjedhore duhet të prekë të gjitha aspektet që janë të nevojshme për të garantuar votën e qytetarëve shqiptarë, që të jetë një votë e lirë, e numëruar drejt, por dhe e përfaqësuar drejt në Kuvend. Ne kemi vuajtur nga fenomeni ‘Dushk’, i cili transferonte votat e partive të mëdha te partitë e vogla, dhe sot vuajmë nga një fenomen i kundërt: partitë e mëdha marrin votat e partive të vogla”, - deklaron kreu i PR-së, Fatmir Mediu. Ndërsa kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule thotë se pavarësisht punës që do të bëjë ky komision, reforma do të jetë shprehje e vullnetit vetëm e dy partive të mëdha. “Ky komision thjesht do të zyrtarizojë vendimet e dy forcave të mëdha politike, prandaj ne e kundërshtojmë. Sistemi zgjedhor është debat politik”, thotë Dule. Vangjel Tavo, anëtar në Komisionin e Rendit, bëri disa propozime të LSI-së që nuk janë marrë parasysh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›