E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama la pa status vendin për dy vite

Gjatë një takimi në degën e kësaj partie në Shkodër, Meta tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund konflikteve politike.

Në fjalën e tij, ai akuzoi kryetarin e PS-së Edi Rama se pengoi për dy vjet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. "LSI ka mision qytetar integrimin europian, i cili prej 2 vjetësh u bllokua nga ngërçi politik i sforcuar nga një person, i cili vendosi interesat personale mbi interesat kombëtare" tha Meta.

Ai gjithashtu vlerësoi rezultatet që LSI-ja mori në zgjedhjet lokale të 8 Majit duke shtuar se në zgjedhjet e 2013-s kjo forcë politike do të ketë rezultate akoma më të mëdha. "Rezultati i zgjedhjeve të 8 majit nuk ishte rastësi. Vështrimi i LSI-së është për arritje shumë herë më të mëdha në 2013-n", tha Meta ndërsa shtoi se partia që ai drejton do të zgjerojë bazën e saj në qarkun e Shkodrës./Start/

                                                                                             2011-12-16 16:47
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›