Kosovë, edhe një tjetër “agjent i SHIK-ut” jep dëshmi para EULEX-it
Pas Nazim Bllacës, Naim Miftari është i dyti dëshmitar që deklaron se qenë pjesëtar i SHIK-ut në Kosovë. Por në anën tjetër, ish-zyrtarë të lartë të SHIK-ut mohojnë që Naim Miftari të ketë punuar për këtë institucion në Kosovë.
Në të kundërt nga Bllaca, Naim Miftari nuk ka deklaruar se ka kryer vrasje, por ka rrëfyer se si ka marrë në pyetje Nexhmedin Ajetin, ish-punëtor i sigurimit shtetëror serb. Ai ka rrëfyer se gjatë marrjes në pytetje të Ajetit ai kishte përmendur emrat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Naim Miftari nga fshati Beçuk i Vushtrrisë pretendon se ka qenë hetues në Shërbimin Informativ të Kosovës, dhe ka folur në cilësinë e dëshmitarit para prokurorit, Maorizio Salustro, për veprimtarinë e tij dhe të SHIK-ut në përgjithësi.