E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e inspektorit të Mjedisit. Kapet një i dyshuar si autor, i bëri rezistencë policisë

PERMET - Policia ka arrestuar sot vrasësin e inspektorit të Mjedisit, vrasje e cila u krye dje brenda një taksie.
Policia e Përmetit ka bënë në pranga shtetasin Jetjon Veizi 26 vjec, ndërsa kapja e tij u bë e mundur në dalje të Këlcyrës.
Mësohet se personi i dyshuar si autor i vrasjes i ka bërë rezistencë policisë duke qelluar me pistolete. Gjate arrestimit madje ka plagosur në dorë me thike dhe një prej efektivëve të policisë me.

Jetjon Veizit, iu gjet dhe sekuestrua edhe arma e krimit, tip pistoletë si dhe dy thika. Policia bën të ditur se ai ishte person me precedentë të mëparshëm penal, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe vjedhje me armë. 

Ndërkaq, ai është shoqëruar në ambientet e policisë për të sqaruar arsyet e vrasjes se Inspektorit të Drejtorisë rajonale të Mjedisit në Gjirokastër një ditë më parë. Deri me tani policia përjashton, vrasjen për shkak te hakmarrjes në lidhje me divorcin nga bashkëshortja, duke argumentuar se autori nuk kishte lidhje me gruan e viktimës. 26-vjeçari mësohet se jetonte në Tiranë.

2 Pistat
Policia hetoi mbi vrasjen e kryer një ditë më parë në Përmet, ndaj  28- vjeçarit Andi Naçi. Hetimet mësohet se u përqëndruan në dy pista, atë të hakmarrjes për shkak të divorcit, ndërkohë që pista e dytë është cilësuar për shkak të detyrës, si inspektor i mjedisit.

Policia e lidh këtë me konfliktet e mundshme që Naçi mund të ketë pasur për shkak të vendosjes së gjobave ndaj bizneseve. Ngjarja u shënua një në hyrje të Këlcyrës, pasi viktima dhe autori udhëtonin si pasagjerë në të njëjtën taksi.

Shoferi Robert Çoka ka dëshmuar në polici se autori i krimit ka kërkuar të ndalojë për nevoja personale dhe menjëherë pas ndalimit të mjetit ka nxjerrë pistoletën, duke qëlluar 28-vjeçarin, i cili ishte ulur në sediljen e parë, por arma nuk është shkrehur. Ai ka tentuar sërish dhe këtë herë plumbi e ka kapur në mes të shpatullave 28-vjeçarin Naçi. Më pas autori është larguar në drejtim të lumit Vjosë.

Hakmarrja për divorcin, rrefehet shoferi i taksise
Andi Naci me vajzen 1 vjec

Inspektori i Agjencisë së Mjedisit në Gjirokastër u vra si hakmarrje pas divorcit. “Panorama” shkruan sot se ngjarja ndodhi në afërsi të Grykës së Këlcyrës, rreth 300 metra larg hyrjes së këtij qyteti. Sipas Policisë së Përmetit, vrasja ndodhi në orën 17:30 brenda një taksie, ndërsa viktima është shtetasi Andi Naçi.

Dëshmitar i ngjarjes është shoferi i taksisë, 46-vjeçari Robert Çoka. Ai udhëtonte nga Ura e Leklit për në Përmet. Sipas dëshmisë së tij, viktima ka hipur i pari në mjetin taksi në vendin e parë tek Ura e Leklit. Rreth 10 minuta më vonë në taksi ka ardhur edhe një person i panjohur, i cili është ulur në sediljen e dytë pas pasagjerit. Pasi kanë kaluar Grykën e Këlcyrës, shumë afër qytetit, pasagjeri i panjohur i ka kërkuar taksistit që të ndalonte me pretekstin se do të kryente nevoja personale. 46-vjeçari ka ndaluar makinën, por sipas dëshmisë së tij dhënë në polici, vrasësi ka hapur derën dhe kur nuk kishte dalë ende plotësisht nga makina, ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka shkrepur në drejtim të viktimës. “Në shkrepjen e parë pistoleta nuk qëlloi. Por ai e shkrepi për së dyti me një shpejtësi të madhe, aq sa unë dhe viktima nuk patëm mundësi reagimi”, është shprehur në polici taksisti Robert Çoka.

Burime të Policisë bënë të ditur se viktima është qëlluar në mes të shpatullave dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Autori i krimit ka mundur të dalë nga makina, ndërsa shoferi i frikësuar i ka dhënë gaz në atë moment mjetit, duke e çuar të plagosurin në Spitalin e Përmetit, ndërsa ka sinjalizuar edhe policinë. Në vendngjarje janë nisur forca të shumta policie, kryesuar edhe nga drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ajet Ibro, si dhe zv.drejtori i Policisë, Ndue Doci. Ndërsa 28- vjeçari ka humbur jetën pak momente pas mbërritjes në spital. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se pista kryesore e hetimit ka të bëjë me një hakmarrje të mundshme ndaj viktimës. Kjo pasi ai kishte një histori personale të komplikuar.

Mësohet se 28- vjeçari ishte baba i një fëmije një vjeç e gjysmë dhe ishte ndarë nga bashkëshortja e tij me origjinë nga Burreli. Ata nuk ishin divorcuar ende ligjërisht, megjithatë mësohet se ndarja nuk kishte qenë e paqtë. “Viktima është ndarë më 2 prill 2013, madje gjykata ka lëshuar në këtë datë një urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten e tij, pasi Naçi ushtronte dhunë ndaj saj”, bënë të ditur burime nga Policia e Përmetit. Të njëjtat burime thanë se nuk përjashtohen as pista të tjera, por paraprakisht rezulton se i ndjeri nuk kishte probleme të tjera veç ndarjes nga e shoqja. Dyshohet se të afërm të kësaj të fundit e kanë ndjekur viktimën dhe e vranë atë për hakmarrje. (Marre nga Panorama)

(d.b/er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›