Arsenali s’gabon me Uiganin, Champions zgjidhet në fund
Ka vuajtur në pjesën e parë, por në pjesën e dytë Arsenali ka shkatërruar Uiganin dhe tashmë pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm do të zgjidhet në ndeshjen e fundit. Fillimisht ka shënuar Podolski, por Uigan ka barazuar në fundin e pjesës së parë. Ualkot kalon në avantazh në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Podolski trefishon. Ramsej vulos fitoren në 4-1.
Arsenali është një pikë më shumë se Totenham dhe në fundjavë do të luajnë ndeshjet e fundit. Topçinjtë e Londrës do të luajnë në fushën e Njukasëllit, ndërsa Totenham do të presë Sunderlandin. Ndërsa Çelsi do të luftojë për të mbajtur vendin e tretë, teksa do të ndeshet në shtëpi me Evertonin. Tashmë dy skuadrave që kishin rënë nga kategoria, Reading dhe QPR, u është bashkuar edhe Uigani, që vetëm para disa ditësh fitoi Kupën e Anglisë ndaj Mançester Sitit.
Ky i fundit fitoi në transfertë me Readingun 2-0, me një gol në fundin e pjesës së parë nga Aguero dhe në fundin e ndeshjes shënon Xheko. Një fitore ngushëlluese për humbjen e kupës, por edhe një fitore për lamtumirën e trajnerit Mançini, i cili është shkarkuar zyrtarisht nga sheikët arabë, edhe pse kishte ditë që flitej për këtë.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)