Haradinaj në Berlin shpalos vizionin për Kosovën në rrugën evropiane
PRISHTINË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë më të madhe gjermane, CDU, Volker Kauder, me të cilin bisedoi për modelet e bashkëpunimit midis partive të djathta, CDU-së dhe AAK-së, si dhe me deputetin Peter Beyer (CDU-CSU), ka vazhduar me axhendën e takimeve intensive me zyrtarë të lartë në Berlin.
Sipas njoftimit nga AAK, ai sot është pritur në një drekë pune në Bundestagun e Gjermanisë, nga parlamentari Klaus Peter Willsch (CDU), i cili në bisedën me Haradinajn dhe bashkëpunëtorët e tij është përqendruar, sidomos, në modelet e mundshme të lidhjeve midis Bundestagut dhe Parlamentit të Kosovës, sipas modelit të lidhjeve që ky vend ka në rajon, konkretisht me Kroacinë, për të cilën Willsch për disa vite me radhë ishte përgjegjës dhe raportues në Bundestag.
Haradinaj është takuar edhe me kryetarin e Komisionit të Parlamentit Gjerman, Tom Koenigs (Të Gjelbrit Gjermanë), ku janë diskutuar tema të ndryshme për të tashmen dhe ardhmen e Kosovës, të drejtat e pakicave dhe mundësitë e integrimit të tyre në jetën institucionale në Kosovë.
Në orët e pasdites Haradinaj është paraqitur me një prezantim dhe bashkëbisedim në hapësirat e fondacionit më të madh gjerman, "Robert Bosch", ku në prani të ambasadorëve të vendeve të BE-së në Berlin, Komisionit Evropian po në Berlin dhe deputetëve të fraksioneve të ndryshme në Bundestag dhe publicistëve gjermanë, ka shpalosur vizionin e tij për Kosovën në rrugën e saj evropiane.
Përgjegjësja e këtij Fondacioni, Sandra Breka, në fjalën e saj hyrëse e ka prezantuar Haradinajn si njeriun që "ka udhëhequr Kosovën në kohët e saj më të vështira".
Haradinaj, në prezantimin e tij u ndal tek detyrat e mëdha që e presin Kosovën në një të ardhme të shpejtë.
Ai tha se “duke filluar nga menaxhimi efikas qeveritar, sundimi absolut i ligjit dhe deri tek ndërtimi dhe fuqizimi i strukturave të qëndrueshme qeveritare duhet të jenë dhe do të jenë prioritare në punën dhe implementimin e punës së tij qeverisëse në Kosovë".
Në bashkëbisedimin e gjatë me mysafirët e pranishëm janë prekur edhe tema të tjera që kanë të bëjnë si me situatën e krijuar pas marrëveshjes Prishtinë- Beograd, por edhe me pyetjet konkrete të të pranishmëve për planet e punës së Haradinajt dhe të AAK-së pas zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme në Kosovë.
Nesër Haradinaj do të ketë takime në Dhomën Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë, pastaj do të pritet nga Kryetari i Bundestagut Gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert dhe do të takohet me shefin e Fraksionit të CDU-CSU-së për politikën e Jashtme, Andreas Schockhoff, si dhe do të zhvillojë takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me të emëruarin e Ministrit Westerwelle për Ballkanin, Nikolaus Graf Lambsdorf.
(d.b/BalkanWeb)