Miqësorja Shqipëria nis me fitore 2010-n, mposht 1-0 Irlandën e Veriut
Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë - E ka nisur me një fitore Shqipëria këtë vit të ri, ndonëse me një miqësore ndaj Irlandës së Veriut. Kuqezinjtë kanë triumfuar 1-0 Skela 25 në një terren shumë të rënduar të stadiumit Qemal Stafa, i cili ka qenë pengesë më shumë për irlandezët, të cilët rrallë kanë rrezikuar portën e Isli Hidit. Fantazisti i Tus Koblenz tundi rrjetën e irlandezëve pas një goditjeje standarde nga 25 metra. Kështu djemtë e Kuzhes e kanë justifikuar besimin e tyre duke marrë një fitore më shumë të vlefshme për moralin e kuqezinjve. Të besuarit e Uorthington nuk mundën në asnjë moment të dilnin në lojën e tyre ndoshta dhe për shkak të mungesave. Momenti më i mirë i tyre do të ishte goditja e shtyllës në minutën e 74.
Kronika
Shqipëria zbriti në fushë me Isli Hidin, përpara tij, në repartin e mbrojtjes trajneri Kuzhe rreshtoi Lilën, Dallkun, Currin, dhe Vangjelin. Përpara tyre në rolin e shkatërruesve ishin i rikthyeri kapiteni kuqezi, Altin Lala dhe Ervin Bulku. Ndërkohë që në repartin e mesfushës në krahun e djathtë u aktivizua Klodian Duro, në qendër i avancuar Ervin Skela dhe në krahun e majtë Hansi Agolli. Te tre këta lojtarë mbështetën përpara Erjon Bogdanin që startoi si sulmuesi i vetëm titullar i Kombëtares tonë në këtë ndeshje. Trajneri Kuzhe vendosi të mos rrezikonte kapitenin e Sandërlendit dhe Kombëtares, Lorik Canën, pasi ai nuk është ende në 100% të formës së tij. Gjithashtu kombëtares kuqezi i mungoi edhe portieri Arjan Beqaj. Në një terren tepër të rënduar për shkak dhe të rreshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, “Qemal Stafa” nuk pritej të ofronte një takim tërheqës miqësor. Ndeshja nisi mirë për tanët, të cilët dukeshin më këmbëngulës në tapetin e blertë. Ansi Agolli në krahun e majtë arrinte të gjente hapësira në gjysmëfushën e irlandezo-veriorëve, duke furnizuar Bogdanin e vetëm në zonën e miqve. Do të ishte pikërisht bomberi i Kievos që do ti rrëmbente vjedhurazi topin irlandezë pas së cilës iu shkaktua një faull nga 15 metra largësi. Goditjen e dënimit e mori përsipër fantazisti Skela, i cili me një goditje të kalibruar mjeshtërisht arriti ta çonte topin në cepin e djathtë të portës së Irlandës. Minuta e 25 dhe Shqipëria kryeson 1-0 ndaj Irlandës së Veriut. Për sa i përket repartit të mbrojtjes ai mbeti pothuajse i pa shqetësuar nga sulmuesit nga Mbretëria e Bashkuar. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Kuzhe vendosi të hidhte në fushë sulmuesin Hamdi Salihi, që zëvendësoi Bogdanin. Disi më tensionuar fillimi i pjesës së dytë ku Lila ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të rëndë në minutën e 50. 10 minuta të para pa asnjë shkëndijë, ndërsa irlandezët tashmë nisin të marrin iniciativën. Gjatë një kundërsulmi Agolli për pak sa nuk ka befasuar me një goditje nga rreth 40 metra nga krahu i majtë, por topi ka përfunduar pak mbi traun e portierit në minutën e 60. Në minutën e 64 Kuzhe do të fuste në lojë dy lojtarë njëherësh Canën dhe Hykën për Lalën dhe Agollin. Në minutën e 69 një kros nga krahu i djathtë i Klodian Duros u godit me kokë rrezikshëm nga Cana që erdhi nga thellësia e mesfushës. Një goditje nga këndi në minutën e 74 do të sillte dhe mundësinë më të mirë të irlandezo-veriorëve që goditën shtyllën pas një pritjeje të jashtëzakonshme të Hidit. Ky do të ishte dhe momenti më i rrezikshëm për irlandezët.
Lala dhe Skela të kënaqur
“Jam shumë i kënaqur me këtë prezantim të ekipit, pasi jam kthyer në kombëtare pas një viti mungesë. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në të dytën çaluam disi ndoshta dhe për shkak të terrenit të rënduar”, - u shpreh kapiteni Lala pas ndeshjes. “Megjithatë unë jam shumë i kënaqur për rezultatin e arritur”. Autori i golit Skela u shpreh i kënaqur nga ndeshja ndonëse dhe ai vuri në dukje terrenin e vështirë të Qemal Stafës. “Na pengoi sidomos gjatë pjesës së dytë tha mesfushori vlonjate. “Nuk mundëm të dilnim dot në lojën tonë dhe u detyruam të luanim me topa të gjatë, por arritëm të krijonim dhe tre raste të tjera.”
Mavraj “revolton” familjarët dhe Kuzhen
Kur ishte fëmijë kishte dëshirë të luante për klubin e futbollit Prishtina, por më pas ëndërronte që të ishte me çdo kusht pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit. Por pasi i tha tre herë jo Federatës Shqiptare të Futbollit, duket se kjo ëndërr është më larg se kurrë. 23-vjeçari Mërgim Mavraj ka lindur dhe jeton në Gjermani, por të afërmit e tij i gjen sot në fshatrat Saradran dhe Kashicë të komunës së Istogut në Kosovë. “Një ditë vinte një trajner, një ditë tjetri. Mërgimi u shqetësua për këtë gjë. Dëshira e tij ishte të bënte kontratën në Tiranë”, - është shprehur Qerim Ibrahimaj, daja i Mërgimit. “Me sa di unë i ka thënë Kuzhes se ndeshja me Irlandën është miqësore, se kishte oferta të tjera dhe se duhet të priste deri pas Botërorit”, - sqaron Sadri Mavraj, djali i xhaxhait. Pas refuzimit të tij për tu aktivizuar me formacionin shqiptar në ndeshjen Shqipëri-Irlandë e Veriut, familjaret ende shpresojnë se ëndrra e Mërgimit, që është edhe e tyre, do të realizohet një ditë. "Ne do te kishim dashur të luante me kombëtaren shqiptare. Jemi një vend që na ka ndarë historia. Dëshira është imja dhe e jona, por varet prej tij”, - pohon Ibrahimaj. “Mërgimi e ka ëndërr të prezantojë ngjyrat kuq e zi dhe të veshë atë fanellë. Ne si familjarë po e presim me padurim”, shtoi djali i xhaxhait. Por, familjarët duket se do të presin gjatë, sepse jo vetëm Federata Shqiptare e Futbollit, por edhe trajneri Kuzhe është zemëruar nga futbollisti, i cili pasi kërkoi vetë të vishte ngjyrat kuqezi dhe mori nënshtetësinë shqiptare, nuk zbret në fushë kundër Irlandës së Veriut me fanellën e ekipit kombëtar. “Kjo histori ka përfunduar dhe nuk kam ndërmend të harxhoj kohën me këtë çështje. Në formacion ishte përfshirë edhe Mavraj, por ai nuk paraqitet, kështu që do na duhet të gjejmë një lojtar tjetër në këtë pozicion”, - deklaroi Kuzhe.
Ky lajm është publikuar: 04/03/2010