E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, gati pasaportat diplomatike

Zyrtarët e Kosovës pritet të pajisen shumë shpejt me pasaporta diplomatike dhe zyrtare. Sipas mediave dhe deklaratave paraprake të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pas lëshimit të pasaportave të zakonshme për qytetarët e Republikës së Kosovës po bëhen gati për tu shpërndarë edhe pasaportat diplomatike për zyrtarët e lartë të shtetit të ri. Sipas ministrit të punëve të brendshme, Fisnik Rexhepi, po punohet shumë në këtë proces, në mënyrë që të ruhet besueshmëria e pasaportës diplomatike dhe asaj zyrtare, duke kufizuar dhe numrin e mbajtësve të tyre". Kosova, shteti që shpalli pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt të këtij viti, ka fituar njohjen zyrtare nga 45 shtete në botë. Sipas ligjit ndërkombëtar, në rast se ajo arrin të fitojë mbështetjen e 2/3 të të gjithë shteteve në botë, vetoja e Rusisë do të jetë e pavlefshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›