E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, hetohet deputeti i PDK-së Shaip Muja

Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur hetimet për deputetin e PDK-së Shaip Muja.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se ish-këshilltari i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, Muja është duke u hetuar për konflikt interesi.
 

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë Hasan Preteni, ka theksuar për mediat kosovare se hetimet po vijojnë normalisht ndërsa shton se deputeti Muja është duke bashkëpunuar me agjensinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›