Policia amerikane godet nje rrjet droge qe drejtohej nga shqiptare
Policia amerikane godet një rrjet ndërkombëtar të drogës që drejtohej nga shqiptarë.
Një gjykatë federale e Bruklinit në Nju Jork ngriti akuza kundër 37 pjesëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të rrjetit ndërkombëtar të drogës, që sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, drejtohej nga shqiptarë me banim në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evropë.
Sipas autoriteteve amerikane, shumica e të pandehurve u arrestuan në Nju Jork, Nju Xhersi, Kolorado dhe Florida. Agjentët federalë bënë bastisje në shtatë banesa të kontrolluara nga ky rrjet trafikimi, duke kapur 18 armë zjarri dhe qindra fishekë.
Dy të pandehur u arrestuan muajin e kaluar pas një shkëmbimi zjarri që lidhej me drogën, ndërsa disa të tjerë janë tashmë në burg për krime të mëparshme.
Njëri nga drejtuesit e rrjetit të dyshuar u arrestua në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij.
Personat e arrestuar dolën dje para një gjykatësi për t'ju komunikuar akuzat.
Sipas aktakuzës të paraqitur nga autoritetet amerikane, rrjeti përfshin disa familje shqiptare të lidhur me qindra punëtorë dhe klientë në tre kontinente.
Ky rrjet, i cili vepronte prej më shumë se një dekade, thuhet në një njoftim të Departamentit të Drejtësisë, mendohet se është përgjegjës për importimin dhe shpërndarjen e dhjetëra mijëra kilogramëve marijuanë nga Kanadaja dhe Meksika.
Nëse shpallen fajtorë, tre krerët e dyshuar të rrjetit, Gjavit Thaçi, Arif Kurti dhe Gjevelin Berisha, përballen minimumi me një dënim të detyrueshëm prej 25 vitesh burg dhe një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.