Serbi,arrestohet për krime lufte kosovari me shtetësi suedeze
Policia serbe ka arrestuar një shqiptar nga Kosova me shtetësi suedeze, ndërsa po hynte në territorin serb përmes kufirit me Hungarinë. Arrestimi i tij u bë sipas një fletëarresti të lëshuar nga autoritetet serbe nga periudha e luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Sipas fletëarrestit serb, ai akuzohet për krime lufte. Autoritetet suedeze menjëherë kanë kërkuar zbardhjen e këtij rasti, pasi ka rezultuar se kosovari gjatë luftës nuk ishte në Kosovë por po jetonte në Suedi.
Por, paraprakisht autoritetet serbe kanë refuzuar një pretendim të tillë të suedezëve dhe se pritet që sot të sqarohet rasti i këtij arrestimi nga ana e policisë serbe.