E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat greke hedhin alarmin e mundesise se falimentimit selektiv

Titujt e gazetave gjatë të enjtes në Athinë janë dominuar nga mundësia e falimentimit selektiv në vend.

Kriza e borxhit, paketa e re e ndihmës financiare si dhe diskutimet në Athinë dhe në Evropë për një zgjidhje të menjëhershme të krizës.

Në fokus të mediave greke ka qenë edhe mundësia e sekuestrimeve për borxhet e papaguara të fondeve të sigurimeve shoqërore.

Të gjitha këto, kanë ngritur shqetësime të mëtejshme në shtetin helen pasi agjencia e vlerësimit financiar Fitch ka renditur Greqinë edhe më poshtë në klasifikimin e aftësisë huamarrës, çka ndezi përsëri skenaret e mundshme për një falimentim selektiv.

Më herët, kreu grek Jorgos Papandreu, u shpreh se vendi mund të përballet me ndalesa të përkohshme të një pjese të borxhit.

Deklarata ka krijuar reagime të fuqishme në vend, ndërsa më pas kryeministri Papandreu u shpreh se fjalët e tij janë keqkuptuar dhe shprehur gabim.

Teksa qeveria greke ka kërkuar nga BE dhe FMN të përshpejtojnë vendimin për paketën e dytë të ndihmës për vendin, autoritetet e larta në Athinë e kanë përjashtuar çdo mundësi të falimentimit të vendit.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›