E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm me bombe ne Afghanistan 4 persona kane mbetur te vdekur

Katër persona kanë mbetur të vdekur pasi një taleban sulmoi me bombë një xhami në Kandahar ku po zhvillohej një ceremoni përkujtimore në nderim të të vrarit, vëllait të presidentit afgan, Hamid Karzai.

Sipas ministrisë së Brendshme Afgane, mes të vrarëve ishte edhe një fëmijë.

Vëllai i Karzait u qëllua për vdekje ditë më parë nga truproja e tij, njëkohësisht edhe miku i afërm i familjes Karzai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›