Kosove, impiante per prodhimin e energjise me ere

Ministrja e Energjitikes, Justina Shiroka Pula deklaroi se venia ne pune e tre turbinave eshte projekti i pare i ketij lloji ne rajon.
“Qeveria se bashku me Zyren e Rregullatorit po pergatit gjithe dokumentacionin dhe legjislacionin qe ka te beje me shfrytezimin te ketyre gjeneratoreve dhe te nxise investitoret private qe te investojne ne burimet e riperterishme - tha ministrja ne kodren e Goleshit.
Inaugurimi i ketyre tre turbinave me ere eshte ne perputhje me strategjine dhe politiken e qeverise se Kosoves per te zhvilluar sektorin e energjise alternative.
Drejtori i kompanise qe realizoi projektin tha se turbinat prodhojne nje sasi simbolike energjie. Por investimi shtoi ai, nuk ka perfunduar ende sepse ka pika te tjera te cilat jane ne fazen e investimeve. Kapaciteti aktual ne Golesh eshte 1.35 megavat. Ne ditet ne vijim turbina te ngjashme do te vendosen ne pika tjera te Kosoves duke filluar nga Artana, Rahoveci, Ferizaj dhe Gjilani.