E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani gati të shqyrtojë propozime të reja bërthamore

Ministri i Jashtëm iranian, Manouchehr Mottaki deklaroi se Irani është gati të shqyrtojë çdo propozim të ri për një marrëveshje bërthamore shkëmbimi të uraniumit me karburante me fuqitë e mëdha.
Kjo deklaratë erdhi pas takimit që ministri i Jashtëm Iranian pati me homologun e tij turk, Ahmet Davutolu në Teheran.
Davutolu mbërriti pasditen e djeshme në Teheran, në përpjeke për të shpëtuar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja në lidhje me shkëmbimin e uraniumit me karburante bërthamore. Ai pritet të takohet me presidentin e vendit Mahmoud Ahmadinexhad në vazhdimësi të ditës së sotme.
Turqia, e cila ka forcuar marrëdhëniet e saj me Iranin që nga ardhja në pushtet e partisë me bazë islamike AK, ka ofruar që përmes marrëdhënieve të mira me lidershipin iranian të kontribuojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes fuqive globale dhe Teheranit në lidhje me programin e tij bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›