E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Spanjë, gruaja vret të ëmën dhe vajzën 4 vjeçe, më pas edhe veten

Një grua belge 35-vjeçare ka vrarë të ëmën 67-vjeçare, vajzën 4-vjeçare dhe më pas është vetëvrarë duke u varur.
Ngjarja ka ndodhur në Sorba, në jug të Spanjës. Gruaja, rezidente prej kohësh në këtë zonë, ishte ndarë prej pak kohësh nga bashkëshorti i saj. Mamaja i kishte bërë vizitë ditët e fundit për ta bindur të kthehej në Belgjikë.
Sipas "El Pais", ka qenë ish i dashuri i saj që ka zbuluar tre kufomat, pasi kishte shkuar për të takuar vajzën e vogël.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›