E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Kosova ka bërë maksimumin për këto dy vjet

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se Kosova për dy vjet të funksionimit si shtet ka bërë maksimumin e saj. Në një intervistë ekskluzive për BBC-në Sejdiu theksoi se çdo shtet në lindje, por edhe shtetet në zhvillim, kanë sfida të vazhdueshme dhe e njejta rrugë është edhe ajo që ka përcjellë edhe zhvillimin e Kosovës. "Duke pasur parasysh kohët e rënda që kemi kapërcyer, me kërcënim deri në zhbërje, unë them se Kosova gjatë këtyre dy viteve ka realizuar optimumin e projekteve që ka pasur, që të dëshmojë vetveten si një vend i qëndrueshëm, si një vend që është në kërkim të vazhdueshëm të ndërtimit dhe të funksionimit të demokracisë, si një vend që bën përpjekje që të ketë një qeverisje të mirë për qytetarët e saj" theksoi Sejdiu. Sipas tij Kosova është përballur me një varg problemesh ose rrethanash objektive, duke u nisur nga ato që lidhen me zhvillimin ekonomik të vendit, ato që kanë të bëjnë me përpjekjet për të destabilizuar vendin, sidomos investimet e vazhdueshme nga ana e Republikës së Serbisë.
Gjithashtu Sejdiu ka deklaruar se pritjet për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, kanë qenë më të mëdha, por se kjo gjë ka qenë e pamundur, edhe për shkak të procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë edhe për shkak të luftës diplomatike të Serbisë kundër njohjes së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›