Sulmuan ushtarin belg të KFOR, arrestohen dy serbë
Mitrovicë - Policia ka arrestuar dy serbë në veri të Mitrovicës për shkak të përfshirjes së tyre në rrahje. Gjatë një incidenti që ka ndodhur dje, dy të dyshuarit ishin rrahur mes tyre, ndërsa një patrullë e kontingjentit të KFOR-it belg ka tentuar që të ndërpresë konfrontimin fizik në mes tyre. Sipas policisë njëri nga dy të dyshuarit që ishte përfshirë në rrahje ka sulmuar fizikisht pjesëtarin e KFOR it, i cili në atë moment po mundohej të qetësonte palët në konflikt. Mësohet se pjesëtari i KFOR it ka pësuar lëndime të lehta trupore.