E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në Londër, policia arreston 42 persona

Pas trazirave të ndodhur në Totenhem të Londrës, policia ka arrestuar 42 persona, të cilët janë angazhuar për djegien e dy automjeteve të policisë dhe një autobusi.
Komandanti i policisë, Adrian Hanstok tha se 26 policë janë lënduar. “Dy nga policët e lënduar janë ende në spital, dhe njëri nga ta ka plagë të renda në kokë", tha Hanstok
Protestat erdhën pasi policia kishte vrarë Mark Dugan një qytetarë, i cili ishte përleshur me policinë. Fillimisht protestat ishin të qeta, por me vonë ato u kthyen në të dhunshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›