E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez sërish në Kubë për kimioterapi

I shoqëruar nga ministri i Jashtëm venezuelian, dhe nga njëra prej vajzave të tij, presidenti venezuelian Hugo Chavez, ka mbërritur në Kubë, ku do të fillojë fazën e dytë të kimioterapisë kundër kancerit.

Chavez ka shpjeguar se do të qëndrojë për të paktën një javë në Kubë, ku ka mundësi t`i nënshtrohet një cikli të tretë kimioterapik. Presidenti venezuelian ka kaluar 26 ditë në Kubë në muajin qershor, ku i është nënshtruar dy operacioneve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›