Davutogllu: NATO do të komandojë operacionet në Libi

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutogllu ka thënë se janë plotëruar kërkesat e Ankarasë dhe se tashme NATO-ja do ta marrë komandën e operacionit ushtarak në Libi.
NATO-s i duhej miratimi i të gjitha 28 vendeve anëtare, ndërsa Turqia kishte vënë kushte që e pengonin aleancën.
"Kërkesat tona rreth Libisë janë plotësuar, operacioni do t`i dorëzohet NATO-s", transmeton televizioni TRT, ministrin Davutogllu.