Sulmohet gruaja që fliste për korrupsionin
Persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht familjen e Vedrana Ivanov në Banjallukë, dhe i kanë vënë zjarrin një kati të shtëpisë. Në kete incident nuk ka të lënduar.
Vedrana Ivanov kishte folur kohët e fundit në media për përvojat negative me punëdhënësit privatë dhe për korrupsionin në organet e inspektoriatit.
Prokuroria njoftoi se katër persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e saj, dhe nën kërcënimin e armëve kishin kërkuar që t`u jepen disa dokumenta të caktuara.