Alarm për bombë në Konsullatën Amerikane në Milano
MILANO – Alarm për bombë në Konsullatën Amerikane në Milano të Italisë. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur evakuimin e të gjithë personelit.
Alarmi u lëshua pas mbërritjes së një letre anonime në adresë të konsullit amerikan, në të cilën sinjalizohej vendosje e një bombe në godinën e Konsullatës. Pas kontrollit, ekspertët e policisë konfirmuan se alarmi ka qenë fals.
Kjo ngjarje shënohet në një kohë kur SHBA po merr masa të forta kundër terrorizmit, pas informacioneve që sinjalizojnë një sulm të fuqishëm, më të madhin që prej kohës së 11 shtatorit. Sipas agjencisë amerikane të lajmeve “ABC” janë zbuluar bisedat e disa të dyshuarve për terrorizëm, të cilët flisnin për “një sulm gjigant, me rëndësi të madhe strategjike”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mbajnë të mbyllura deri të shtunën e ardhshme një numër ambasadash në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme, për shkak të kërcënimeve terroriste. Të paktën 21 ambasada dhe konsullata u mbyllën ditën e diel. Departamenti i Shtetit në Uashington deklaroi se zgjatja e masës erdhi për shkak të kujdesit dhe jo si një reagim ndaj kërcënimeve të reja. Edhe qeveria e Britanisë së Madhe deklaroi se ambasada e saj në Jemen do të qëndrojë e mbyllur deri në përfundimin e festave myslimane. Më herët Ministria e Jashtme në Londër deklaroi se do ta mbante mbyllur ambasadën në kryeqytetin e Jemenit deri të martën.
Ndërkohë, misionet diplomatike amerikane në Algjeri, Kabul dhe Bagdad janë mes atyre që rihapën dyert ditën e djeshme, sipas burimeve zyrtare në Uashington. Ndërkaq, zyrat e tjera diplomatike në Abu Dhabi, Aman, Kajro, Riadh, Dhahran, Xhedah, Doha, Dubai, Kuvait, Manama, Muskat, Sana dhe Tripoli do të mbeten të mbyllura deri të shtunën.
Departamenti i Shtetit shtoi gjithashtu, misionet afrikane në Antananarivo, Buxhumbura, Xhibuti, Khartum, Kigali dhe Port Luis në listë, që do të thotë se numri i ambasadave e konsullatave që do të mbeten mbyllur është 19. Ndërkohë, alarmi i Uashingtonit për turistët për shmangien e udhëtimeve, i lëshuar ditën e premte do të qëndrojë në fuqi deri në fund të gushtit.
(er.nu/BalkanWeb)