Presidenti Obama nenshkruan ligjin per shkurtimin e shpenzimeve dhe kufirin e borxhit

Firma e presidentit ne legjislacion lehteson ate qe mund kishte qene nje krize shume e thelle per ekonomine amerikane. Disa minuta pasi Senati miratoi masen me 74 vota pro dhe 26 kunder zoti Obama u tha gazetarve ne Shtepine e Bardhe se procesi per reduktimin e deficitit qeveritar ka filluar.
Ky kompromis garanton me shume se 2 trilion dollare ne reduktimin e deficitit. shte nje hap i pare i rendesishem per te siguruar se si nje shtet ne jetojme brenda mundesive tona.
Ligji i ri i dha mundesi menjehere Thesarit qe te huazoje shumen prej 400 miliard dollare me huamarrje te metejshme me vone. Po ashtu ligji synon te reduktoje deficitin prej 14.3 trilion dollaresh qe ka vendi me te pakten 2.1 trilion dollare ne 10 vite. Dhoma e Perfaqesuesve miratoi legjislacionin te henen me nje votim prej 269 votash pro dhe 161 kunder pas disa jave debatesh intensive.
Ne baze te legjislacionit nje komision dy partiak ne Kongres do te punoje per te gjetur kursime te metejshme ne buxhetin federal.
Presidenti tha se marreveshja kerkon qe te dy partite te punojne sebashku per nje plan me te madh per te shkurtuar deficitin e buxhetit federal per te cilin presidenti tha se eshte e rendesishme per suksesin afatgjate te ekonomise amerikane.
Zoti Obama tha se plani duhet te perfshije shkurtime ne programet sociale te cilat kundershtohen nga shume demokrate dhe taksa me te larta qe shume republikane i hedhin poshte. Asnjeri nga variantet nuk u perfshi ne kompromis.
Kjo nenkupton berjen e disa rregullimeve per te mbrojtur programe te kujdesit shendetesor si Medicare qe te egzistojne per gjeneratat qe vijne. Po ashtu nenkupton reformimin e kodit te taksave ne menyre qe amerikanet e pasur dhe korporatat me te medha te paguajne pjesen qe u takon.
Ligjvenesit po ashtu do te shqyrtojne nje amendament kushtetues qe i kerkon qeverise te balancoje buxhetin. Senatori republikan John Barrosso tha se nje amendament i tille do te parandalonte nje tjeter krize borxhesh.
Pyetja qendron a do te jetojme me te njejtat rregulla qe aplikohen tek cdo familje tek cdo biznes i vogel dhe 49 shtetet i cili eshte se nuk mund te shpenzosh me shume para nga sa ke.
Zoti Obama denoncoi me zemerim ligjvenesit per lejimin e debatit te huamarrjes qe te zgjaste deri ne disa ore para afatit te fundit. Ai tha se nje krize e prodhuar ne Wahsington ka demtuar ekonomine amerikane e cila po perpiqet te rimekembet.
Kjo ishte ne duart tona. shte e sigurte se pasiguria rreth rritjes se tavanit te borxhit si per bizneset dhe konsumatoret ka qene shqetesuese dhe nje pengese me shume per rimekembjen e plote qe kemi nevoje. Ishte dicka qe ne mund ta kishim menjanuar teresisht.
Presienti tha se nuk duhet qe rreziku i katastrofes ekonomike te detyroje ligjvenesit te punojne sebashku dhe bejne punen qe u takon. Ai tha se prioriteti per Demokratet dhe Republikanet eshte qe te perqendrohen ne krijimin e vendeve te reja te punes dhe rigjallerojne ekonomine amerikane.
Udheheqesja e pakices demokrate ne Dhomen e Perfaqesuesve Nancy Pelosi pranoi se ligjvenesit duhet te kthejne menjehere vemendjen tek rimekembja ekonomike.
Dje ne kaluam nje ure. Mjaft folem per borxhet. Ne duhet te diskutojme rreth vendeve te punes.
Presidenti Obama i beri thirrje Kongresit qe te miratoje disa projektpropozime per te cilat thote se do te forcojne ekonomine perfshi marreveshje te tregtise se lire me Kolumbine Panamane dhe Korene e Jugut.