Britania me fokus të ri drejt Ballkanit
Qeveria e re britanike ka deklaruar se do të vërë një theks të veçantë në politikën e saj ndaj Ballkanit, për "ta kthyer në binarë" këtë rajon.
Këtë e ka deklaruar për BBC-në ministri britanik për Evropën, David Lidington, i cili ka vizituar Maqedoninë dhe shkon edhe në Kosovë, vizita e parë në rajon e një zyrtari të lartë britanik pas vendosjes së qeverisë së re të aleancës konservatore e liberaldemokrate.
Zoti Lidington vuri në dukje se pavarësia e Kosovës nuk ka kthim mbrapa duke thënë se Prishtina e Beogradi nuk mund të bisedojnë për statusin, por duhet të mësojnë të jetojnë si dy vende fqinj.
Pas takimeve me zyrtarët më të lartë maqedonas ai ka inkurajuar vazhdimin e reformave, sidomos në gjyqësor dhe administratë, dhe gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit.