Sulmi izraelit, OKB: Propozimi për hetim ndërkombëtar, ende mbi tavolinë
Zëdhënësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Martin Nesirky, deklaroi se propozimi për hapjen e një hetimi ndërkombëtar për sulmin izraelit mbi flotiljen e ndihmave për Gazën, po pret ende mbi tavolinë.
Nesirky, pasi konfirmoi se ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që plani për hetimin ndërkombëtar të vendoset në raft, theksoi se ky plan "nuk është në raft por mbi tavolinë".
Nesirky deklaroi se Izraeli "as pranoi, por edhe as refuzoi" hapjen e këtij hetimi ndërkombëtar dhe se Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon, shpreson të marrë një përgjigje pozitive nga ana e Izraelit.