E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, kryeministriThaçi uron gratë në8 mars

PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaçi uroi sot të gjitha gratë e Kosovës, me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të cilat sipas tij, "në të gjitha institucionet e shoqërisë, gruaja është duke zënë vendin e merituar dhe duke dhënë kontribut në ndërtimin e shtetit të ri".

“8 marsi ëshë një festë e rëndësishme për gruan dhe nënën, si pjesë e shoqërisë, që shënohet në tërë botën demokratike. Përgjatë gjithë historisë, roli i nënës dhe i gruas ka qenë i domosdoshëm për krijimin e vlerave të përgjithshme shoqërore, kulturore, politike dhe jetësore. Në këtë kuadër, gruaja kosovare ka luajtur një rol të rëndësishme në të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet më vendimtare të historisë së Kosovës”, thuhej në urimin e Thaçit.

Sot, vijon urimi, "në të gjitha institucionet e shoqërisë sonë gruaja është duke zënë vendin e merituar dhe duke dhënë kontribut në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës".
“Festa Ndërkombëtare e Gruas na sensibilizon që të jemi të kujdësshëm dhe t’i japin hapësirën e merituar këtij potenciali të pashtershëm të shoqërisë njerëzore”, përfundon urimin Kryeministri Hashim Thaçi.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›