Dibër, vritet me thikë babai i 3 fëmijëve shoqërohet e shoqja
DIBER- Babai i tre fëmijëve është vrarë me thikë në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në fshatin Sllove të Dibrës. Viktima 42 vjecari Dilaver Lahi është qëlluar me thikë disa herë në trup.
Policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshorten e tij, 34 vjecaren Xhevrie Lahi si të dyshuar si autore të vrasjes.
Nga të dhënat e para hetimore krimi mund të ketë ndodhur për motive xhelozie, ndërkohë po kryhen veprimet hetimore për të zbardhur vrasjen.
(s.g/balkanWeb)