E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji shtyn për nesër shqyrtimin e kërkesës së LSI për Kukësin

TIRANË- Kolegji Zgjedhor shtyn për ditën e nesërme, vendimin për ankimin që LSI bëri për rezultatin në qarkun e Kukësit, ku kjo forcë politike pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat deputeti të fituar nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013.

Relatori Valbon Çekrezi urdhëroi sekretarinë që të marrë nga dy ekspertët Ardian Pollo (LSI) dhe Zamir Hoxha (PD) aktet e ekspertimit dhe tua vërë ne dispozicion palëve.

Bëhet fjalë për një ekspertim të kryer në pamjet filmike gjatë procesit në numërimit të votave në 15 kuti.

Si provë më të fortë, LSI paraqiti pamjet filmike të 15 qendrave të votimit në qarkun e Kukësit, ku tregohej mospërputhja e numrit të votave me rezultatin e tabelave përmbledhëse.

LSI pretendon se ka prova që nxjerrin në pah numërimin e gabuar të votave në kutitë e qarkut Kukës, ndërsa asaj i duhet vetëm 15 vota për të marrë një mandat në këtë qark. Nga ana tjetër LSI pretendon se ka 155 vota më shumë në Qarkun e Kukësit. Fillimisht u fol për një ndarje mandatesh dy me dy mes koalicionit të djathtë dhe atij të majtë. KQZ më pas korrigjoi tabelat dhe e ndryshoi rezultatit 3 me 1 në favor të Partisë Demokratike.

Po sot Kolegji Zgjedhor do shqyrtojë kërkesën e bërë nga Dritan Prifti që pretendon se ka pasur pasaktësi në numërimin e votave dhe ndaj nuk marrë mandat deputeti. Prifti kërkon rinumërim dhe vlerësim të votave në Qarku ne Fierit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›