Kosovë, kuvendi miraton Buxhetin 2009
Kuvendi i Kosovës miratroi buxhetin e vendit për vitin 2009, në vlerë prej 1 miliard e 430 milionë eurosh. Deputetët, pas shqyrtimit të dytë, pak më parë me shumicë votash, 74 pro, 21 kundër e 4 abstenime miratuan projektligjin për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës dhe autorizimin e shpenzimeve për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2009. Buxheti i vitit 2009, është më i larti në historinë e Kosovës, shënon rritje mbi 15% në krahasim me buxhetin e vitit 2008.