Risiguruesit globalë, elastikë para krizës financiare
20/12/2008 Botohet raporti për tregjet e risigurimit 2008
Tregu i risigurimeve është i qëndrueshëm. Këtë vë në dukje një raport global i tregjeve të risgurimit 2008, botuar nga shoqata ndërkombëtare e mbikëqyrësve të sigurimeve. “Në mes të trazirave financiare që po vazhdojnë, tregu global i risigurimeve ka qëndruar relativisht i fortë dhe elastik përkundrejt me goditjeve të drejtpërdrejta të deritanishme, çfarë ka kontribuar si në stabilitetin e tregjeve globale të sigurimit, ashtu edhe në qëllimin e mbrojtjes dhe sigurisë së të siguruarve”, - theksoi Peter Braumüller, kreu i Komitetit Ekzekutiv të IAIS-it. Risiguruesit ofrojnë kapacitete absorbuese, përfshirë këtu mbulimin përkundrejt katastrofave të mëdha natyrore të risiguruara. “Pas dëmeve rekord të regjistruara në vitin 2005 dhe pavarësisht nga disa katastrofa të mëdha natyrore të shkaktuara nga stuhitë dimërore dhe uraganet, si viti 2006 edhe viti 2007 rezultuan me fitim për risiguruesit”, - thekson raporti. Kështu viti 2007 rezultoi me fitim të konsiderueshëm për risiguruesit, ku disa prej tyre raportuan rezultatet më të mira të realizuara në pesë vitet e fundit. Por me rritjen e fushës së ndikimit të krizës financiare, risiguruesit mund të përballen me tregje dhe kushte kreditimi të vështira. Kjo përmbledhje vjetore ka avancuar në vite nga përmbajtja e të dhënave dhe analizave, me përfshirjen e tendencave dhe zhvillimeve të përditësuara të tregjeve.