Kosovë, liberalizimi i vizave, bisedimet me 19 janar

Burimet nga Komisioni Evropian në Bruksel kanë bërë të ditur sot se 19 janari i vitit të ardhshëm do të shënojë fillimin e dialogut me Kosovën për liberalizimin e vizave. Kjo datë i është propozuar Ministrit të brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, nga ana e komisioneres për çështje të brendëshme, Sesilia Malstrom.
Kështu Komisioni Evropian ka vlerësuar se autoritetet e Kosovës kanë bërë një përparim të kënaqshëm për nisjen e dialogut, por gjatë procesit do të identifikohen edhe kushtet e tjera, që Kosova do të duhet t`i plotësojë për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian.
Aktualisht, nga vendet e rajonit, vetëm Kosova gjendet jashtë përfshirjes në regjimin e lëvizjes pa viza për në zonën Shengen të BE-së.