SHBA i jep fund zyrtarisht misionit ushtarak ne Irak

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta deklaroi zyrtarisht perfundimin e luftes ne Irak ne nje ceremoni te zhvilluar ne aeroportin e Bagdadit.
Pas uljes se flamurit te komandes se Shteteve te Bashkuara dhe pasi banda luajti pjesen Posti i fundit dje zoti Paneta u tha trupave amerikane se shume gjak amerikanesh dhe irakianesh u dersh por misioni per ta bere Irakun nje vend qe te vetqeveriset eshte bere realitet.
Me shume se 4500 trupa ameriane dhane jeten si dhe mijera irakiane gjate operacionit te aleateve ne irak qe permbysi Sadam Huseinin. Me shume se 32 mije suhtare amerikane u plagosen. Lufta u kushtoi Shteteve te Bashkuara te pakten 800 milione dollare. Sekretari Paneta vuri ne dukje se Iraku ka ende perballe shume sfida.
Me lejoni ta bej te qarte. Iraku do te provohet ne ditet e ardheshme nga terrorizmi dhe nga ata qe do te perpiqen ta percajne nga ceshtje ekonomike dhe sociale si dhe nga kerkesat e vete demokracise. Sfidat mbeten por Shtetet e Bashkuara do te qendrojne perkrah popullit irakian nderkohe qe ai perballet me keto sfida per te ndertuan nje vend me te forte e me te begate.
4 mije trupa aemerikane mbeten dje ne Irak nga 170 mije qe ishin atje ne piken me kritike te luftes. Ushtaret amerikane qe ndodhen edhe ne Irak do te terhiqen seandejmi me 31 dhjetor.
Sekretari Paneta tha se ata ushtare do te largohen nga Iraku me bindjen se e ndihmuan popullin irakian te filloje nje jete te re ne historine e tij te cliruar nga tirania dhe plot shprese per begati dhe paqe.
Ai tha se Iraku eshte tani pergjegjes per drejtimin e te ardhmes se tijpor se Shtetet e Bashkuara do te jene nje partner me prani te ndjeshme diplomatike ne Irak.
Kjo eshte nje kohe qe populli i Irakut te shikoje perpara. Kjo eshte nje mundesi qe Iraku te ece ne rrugen e sigurise dhe begatise dhe ne kryejme sot kete tranzicion duke u kujtuar irakianeve se Shtetet e Bashkuara jane nje mik dhe partner i angazhuar ne Irak. Ne u detyrohemi te gjithe atyre qe sakrifikuan jeten qe kjo lufte te mos deshtonte.
Sekretari Paneta mberriti ne Bagdad pas nje vizite ne Xhibuti dhe Afganistan. Ai u largua nga Iraku per ne Turqine fqinje per te diskutuar bashkepunimin ne fushen e mbrojtjes me kete aletare te Shteteve te Bashkuara.