E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga: Nuk ka krizë humanitare në veri

“Nuk kemi të bëjmë me krizë humanitare, por me barrikada që po bllokojnë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve. Republika e Kosovës ka institucionet e veta dhe cdo shtet tjetër duhet të respektojë ligjet dhe procedurat e saj”. Kështu ka deklaruar Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në një intervistë për “VOA”, ku ka mohuar spekulimet se në veri të Kosovës ka një krizë humanitare që ka përfshirë banorët serbë.

Presidentja e Kosovës ,cila ndodhet në Uashington me ftesë të sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, ka theksuar se është e domosdoshme që në veri të vendoset rendi dhe ligji.
Më tej, Jahjaga ka hedhur poshtë mundësitë për një status të vecantë apo për një plan “Ahtisari plus” për veriun, duke theksuar se, “cështja e statusit të Kosovës është një cështje e mbyllur”.

Më tej kryetarja e shtetit ka folur për Korrupsionin dhe krimin e organizuar, që i ka silësuar si “një e keqe që duhet të crrënjoset”.

“Në kuadër të kompetencave kushtetuese ne do themelojmë këshillin anti-korrupsion, që do të mobilizohet dhe organizohet për të luftuar këto dukuri”, ka bërë të ditur Jahjaga.

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington, Jahjaga ka zhvilluar një takim me sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton si dhe me sekretarin e Drejtësisë Eric Holder.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›