E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ekzekutohet 53-vjeçari, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vetëm pak minuta më parë qytetin e Shkodrës. Mësohet se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri pranë shkollës së ndërtimit, në lagjen ‘Manush Alimani’.

Policia bën të ditur se viktima është shtetasi Nush Gjerkaj, 53 vjec ndërsa ka mbetur i plagosur Shaban Pelingu, 60 vjeç.

Mësohet se viktima gjendej në një lokal, ku është qëlluar nga autori me një armë silenciator, duke shtënë 6 plumba mbi të .

Nga ana e policisë bëhet me dije se pistat e para janë ato të hakmarrjes, ndërsa autori i cili është ende i paidentifikuar është larguar në drejtim të paditur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›