Kosovë, liria e shtypit s’është e kënaqshme
Prishtinë -Liria e shtypit në Kosovës nuk është e kënaqshme u tha sot në ditën ndërkombëtare të Lirisë së shtypit gjatë një debat të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. Fotoreporteri i të përditshmes “Express”, Fisnik Dobreci, dje u pengua nga ekipi i sigurimit të Presidentit, që ta përcillte atë në një ambient publik. Ky është rasti më i freskët i pengimit të punonjësve të medias, ndërsa në katër muajt e parë të këtij viti, në Asociacionin e Gazetarëve Profesionist të Kosovës, janë paraqitur katër raste të pengimit të punës së gazetarit, ku në njërin nga ta është përdorur edhe dhuna.
Kjo bënë që ky Asociacion të jep vlerësimin se në Kosovë, liria e shtypit nuk është e kënaqshme. Si probleme kryesore, kryetari i Bordit të Asociacionit… Mentor Shala, numëron paqëndrueshmërinë financiare të mediave dhe tendenca e pushtetit për ti joshur ato, hapjen e disa të tjerave për realizimin e qëllimeve ekonomik dhe politike të pronarëve, por edhe pozitën e rëndë sociale të gazetarëve.
Edhe gazetari Halil Matoshi thotë se në Kosovë nuk ka liri të shtypit.
“Nuk dua ta specifikoj njërën nga qeveritë, sepse modeli i qeverisjes në Kosovë pas luftës është i njëjtë dhe funksionon në të njëjtat kondita, i ndërlidhur me krimin e organizuar. Aty ku krimi i organizuar ndërlidhet me politikën dhe politikanët, aty nuk mund të flasim për liri të shtypit ose liri të shprehjes”, ka thënë Matoshi.
Ndërkaq kryeredaktori i të përditshmes “Express”, Berat Buzhala, thotë se gjendja nuk është aq e keqe sa po paraqitet.
“A ka përndjekje të gazetarëve ? Përveç dyshimeve që mundet me pasë, ose, përveç frikës tonë në kokë që nëse ne shkruajmë, dikush ka me na përndjekë. Unë nuk kam pa politika të angazhuara qeveritare, shtetërore. Nuk kam pa asnjë gazetar të dënuar në gjyq, siç ndodhë në vendet ku vërtet ka politikë të angazhuar shtetërore kundër lirisë së shprehjes”, ka theksuar Buzhala.
Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës së bashku me Organizatat Joqeveritare, “ÇOHU”, “FOL 08” dhe “KDI” organizuan sot edhe një protestë simbolike para ndërtesë së Qeverisë, për ta shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Kjo ditë shënohet prej vitit 1993 dhe është e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara me qëllim të ngritjes së rëndësinë që liria e shtypit ka dhe, gjithashtu, për t’i përkujtuar institucionet shtetërore për detyrat që kanë në respektimin e lirisë së shprehjes, e përcaktuar edhe përmes Artikullit 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. rtk