E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD akuzon qeverinë, për mos angazhim për sigurinë

Prishtinë -Partia Social-Demokrate sot edhe një herë kritikoi Qeverinë e Kosovës për mosangazhimin të duhur në sektorin e sigurisë, duke përmendur rastin e vjedhjes së dëshmive mu brenda stacionit policor. Social-demokratët vlerësojnë se Kosova po vazhdon që, edhe një vit pas pavarësisë, të jetë vetëm konsumuese e sigurisë, e jo edhe kontribuuese, që vjen si rezultat i mosangazhimit të institucioneve në ngritjen dhe ndërtimin e sektorit të sigurisë, tha zëdhënësi i PSD-së, Gëzim Kasapolli.

Zëdhënësi i PSD-së, Gëzim Kasapolli tha se Kosova ende nuk ka kapacitete që të menaxhojë as sigurinë e vet të brendshme. “Social-demokratët vlerësojnë se Kosova po vazhdon që, edhe një vit pas pavarësisë, të jetë vetëm konsumuese e sigurisë, e jo edhe kontribuuese, që vjen si rezultat i mosangazhimit të institucioneve të Kosovës në ngritjen dhe ndërtimin e sektorit të sigurisë”, ka theksuar Kasapolli.

Zëdhënësi i PSD-së bëri të ditur se kryetari i kësaj partie, Agim Çeku, më ftesë të Qeverisë së Kolumbisë, prej 4 deri më 6 maj do të marr pjesë në Kongresin e parë Ndërkombëtar për Çarmatim, Demobilizim dhe ri-integrim, që do të mbahet në Kartagena, të Kolumbisë. rtk/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›