E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, 30 ditë arrest shtëpiak për katër serbët

Gjykata e Kamenicës ka dënuar me 30 ditë në arrest shtëpie katër serbët e arrestuar tre ditë më parë në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe të cilat citojnë burime nga ministria për Kosovën në qeverinë se Serbisë.
 

Policia e Kosovës, të martën në mbrëmje, ka arrestuar katër pjesëtarë të komunitetit serb, në mesin e tyre kryetarin ilegal i Vitisë, pasi në automjetin e tyre është gjetur material zgjedhor i Serbisë.
 

Ndalimet kanë pasuar arrestimin e dy shtetasve kosovarë nga ana e autoriteteve serbe te Dheu i Bardhë, nën dyshimet për “spiunazh dhe tregti me drogë”, bazuar në fletarrestimet e, Gjykatës së Qarkut në Gjilan dhe drejtorisë së policisë serbe në Beograd.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›