E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti rumun arrestohet si organizator i krimit

Policia e Bukureshtit ka arrestuar të mërkurën një deputet, i cili është akuzuar për lidhje me krimin e organizuar. Fletarresti i tij u konfirmua nga Gjykata e Lartë. Deputeti Mihail Boldea u burgos në Galati, qyteti që ai përfaqësonte si ligjvënës në Parlamentin e Rumanisë që nga viti 2008.

Boldea kishte mbërritur në Rumani të martën, pas një udhëtimi dhjetëditësh në Afrikë, duke deklaruar se donte të mbrohej nga akuzat kundër tij. Prokurori i ngarkuar me këtë çështje ka deklaruar se deputeti akuzohet se ka formuar një grup kriminal dhe abuziv të organizuar dhe kjo akuzë hyn në ato të rënda.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›