E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë, mbrojtja e Mlladiçit kërkon sërish shtyrje të gjykimit

Ekipi mbrojtës i ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, i cili akuzohet për genocid dhe krime kundër njerëzimit ka kërkuar sërish shtyrjen e gjykimit për klientin e tij.
 

Mlladiç ndodhet në paraburgim që prej arrestimit dhe ekstradimit të tij nga Serbia, dhjetë muaj më parë.
 

Gjykimi duhej të niste këtë muaj, por është shtyrë deri më 14 maj. Mlladiçi të enjten është ankuar për probleme shëndetësore.
 

Në mesin e akuzave të tjera, ai akuzohet edhe për vrasjen e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.
 

Ai gjithashtu akuzohet për rrethimin e Sarajevës për 43 muaj, nga viti 1992 deri më 1995.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›