E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove lufta e kryeministrave

Subjektet politike ne Kosove duket se nuk duan asgje me pak dhe asgje me shume nga zgjedhjet e 12 dhjetorit pervecse postin e kryeministrit te Kosoves.

Kete fakt e tregon edhe nxitimi i tyre per ti kandiduar figurat qendrore te partise per te udhehequr ekzekutivin e ardhshem te vendit. PDK-ja kandidoi keshtu dite me pare Hashim Thacin ndersa ne Ldk edhe pse ska nje kandidature perfundimtare Sekretari i Pergjithshem i saj thote se eshte e nenkuptueshme qe kandidat per kryeminister te jete Isa Mustafa.

Ne AAK ka kohe qe e quajne Ramush Haradinajn kryeminister te ardhshem te Kosoves. Dhe nga AKR po ashtu per here te pare kandidate per kryeministre eshte nje politikane femer Mimoza Kusari Lila.

Per analistet jane te pakuptueshem kandidatura te tilla sidomos per disa parti qe sipas Halil Matoshit rrezikojne te mos e kalojne as pragun elektoral. Sipas zotit Matoshi dy kandidaturat objektive ne kete fushate dhe qe do te zhvillojne edhe garen reale jane ajo e Hashim Thacit nga PDK dhe e Isa Mustafes nga LDK.

Duke e vleresuar si nje kopje te zbehte qe po u behet shteteve perendimore analisti Imer Mushkolaj kerkon nga partite politike qe fillimisht te publikojne programin qeverises. Mushkolaj tha se berja publike e emrave te kryeministrit te mundshem pas zgjedhjeve eshte gje e mire por partite duhet te bejne fushate mbi bazen e programeve dhe jo te emrave.

Subjekte te tjera politike te kontaktuar nga Top Channel thane se eshte e nenkuptueshme se varesisht se nga rezultati i zgjedhjeve kandidati per kryeminister eshte bartesi i listes zgjedhore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›