E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush eshte Asange dhe ku ndodhet baza e Wikileaks

Ekipi vullnetar i Asange prej kater vitesh publikon ne internet cdo lloj dokumenti te fshehte.

Pas publikimit te dokumenteve ne lidhje me luften ne Irak dhe Afganistan ai hodhi ne rrjetin global edhe 250 mije dokumente te klasifikuara te SHBA-ve.

Thuhet se vendstrehimi i Wikileaks nuk dihet nga SHBA-ja e as nga shtetet e tjera. Por dicka eshte e sigurt qendra e Wikileaks eshte ne nje shpelle qe i reziston edhe bombave berthamore.

Uebsajti funksionon nepermjet Suedise. Dokumentet qe vijne kalojne ne duart e pese specialisteve.Menjehere pas konfirmimit se vertetesise se tyre dokumentet hidhen ne internet. Per faqen e internetit Wikileaks punojne 800 persona pjesa me e madhe e te cileve vullnetare. Wikileaks.org shpenzon rreth 200 mije euro ne vit.

Themeluesi i faqes Julian Asange duke qene se eshte denuar per perdhunim si dhe frikesohet nga agjentet e CIA-s jeton ne arrati ne Zvicer.

Mendohet se e kaluara e Julian Asange personit qe i del ne ender cdo qeverie eshte nje sekret me i madh se dokumentet e publikuara. Asange ka lindur ne Townsville te Australise ne vitin 1971-1972.

Duke qene se eshte femije i dy prinderve te cilet aktrojne ne teatro levizese Asange thuhet se ka shkuar ne universitet mbi moshen 30-vjecare. Me synimin qe te mos mesohet me autoritetin familja i ka dhene mesim ne shtepi. Asange ka filluar studimet ne Universitetin e Melburnit per fizike dhe matematike por nuk ka arritur te marre diplomen.

Pas vendosjes ne Melbourne ne vitet 80 Julian Asange krijoi nje grup hakerash teksa ne vitin 1989 pas hyrjes ne kompjuterat e NASA-s thuhet se pengoi ngritjen e anijes kozmike Atlantis.

Nen akuzen e krijimit te grupit te hakerave ne vitin 1991 u arrestua. Para hetuesve u mbrojt duke thene se nuk kam bere dicka te keqe dhe nuk i kam bere keq njeriu. U akuzua se ka hakuar 30 kompjutera 24 prej te cileve i pranoi dhe u lirua me kusht.

Ne vitin 1994 filloi punen si programues i lire kompjuterash teksa ne vitin 2006 themeloi Wikileaksin me qellim qe te publikoje dokumentet qe kane ne duar gazetaret anekend botes.

Duke pasur parasysh misionin e ndjeshem te faqes se tij Asange leviz ne fshehtesi me kujdes pothuajse ne kufijte e paranojes. Sipas nje punonjesi te vjeter te Wikileaks Asange te gjithe gjerat e tij i mban ne nje cante shpine.

Asange dhe Wikileaks qendrojne ne kembe ne saje te ndihmave dhe dhuratave.

Asange i cili per nje periudhe ne vitin 2010 jetoi ne Amerike gjate muajit prill publikoi vrasjen e nje fotografi te Rojtersit dhe te dy civileve nga ana e ushtareve amerikane. Ndersa pas hedhjes ne rrjet te 77 mije dokumenteve lidhur me luften ne Afganistanin ai iku nga Amerika nga frika e arrestimit te mundshem.

Asange pretendon se eshte kercenuar nga nje zedhenes i Pentagonit me fjalet ose fshiji dokumentet e publikuara ose ne do te gjejme nje rruge tjeter. Por ai nuk u permbajt fillimisht publikoi rreth 400 mije dokumente qe kane lidhje me luften ne Irak nbdersa tani nxorri ne drite rreth 250 mije dokumente te klasifikuara amerikane./ZAMAN-START/Fatjon Prroni/

2010-11-30 2141

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›