E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, mbi 1 milion qytetarë i drejtohen nesër votimeve

Në Kosovë ka nisur heshtja zgjedhore, ku të dielën do të mbahet zgjedhjet lokale. Kjo heshtje pëson një muaj fushatë elektorale midis partive politike dhe kandidatëve të tyre.
Ligji parashikon se partitë politike nuk mund t'iu bëjnë thirrje zgjedhësve për të votuar për subjektet e tyre një ditë para votimeve. Në votimet e së dielës kanë të drejtën e votës 1 milion e 563 mijë e 741 qytetarë të Republikës së Kosovës.

Në garë konkurojnë 37 parti politike, 19 iniciativa qytetare, 16 kandidatë të pavarur dhe 2 koalicione. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është e përgatitur për mbarëvatjen e këtij procesi. Në të gjithë Kosovën, nesër do të hapen 746 qendra votimi, për 2 mijë e 256 vend-votime. Republika e Kosovës ka gjithsej 36 komuna, disa prej të cilave të hapura së fundi për komunitetet serbe. Përveç kryetarëve, do të zgjidhen edhe këshilltarët e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›